Në qershorin e 2018-së, në qytetin e Prishtinës, zuri vend edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve.
Përgjatë këtij edicioni janë prezantuar pesë fjalime kyçe nga profesionistë të shkencave sociale dhe shëndetësore, pesëmbëdhjet poster prezantime, tridhjetë e pesë prezantime orale, kuiz me fëmijë të pesë shkollave fillore, katër fjalime inspiruese nga fëmijët pjesëmarrës, si dhe është realizuar një tryezë diskutimi me politikëbërës dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.
Në këtë konferencë, fokusi i të cilës ishtë shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve, përveç ngjarjes kryesore u zhvilluan edhe shtatë punëtori të tjera me qëllim fuqizimin e profesionistëve, arsimtarëve dhe studentëve në qasjen e tyre ndaj fëmijëve.