Konferenca e Gjashtë e Shëndetit, Mirëqenies, Edukimit dhe të Drejtave të Fëmijëve

QHPSM ka nderin të prezantojë për të gjashtin vit me radhë Konferencën e Shëndetit, Mirëqenies, Edukimit dhe të Drejtave të Fëmijëve.

Me qëllimin kryesor të ofrimit të një platforme për shkëmbim njohjesh, idesh, praktikash dhe për diskutim të mirëfilltë të të gjeturave dhe trendeve më të reja në fushën e shëndetit, mirëqenies, edukimit dhe të drejtave të fëmijëve, ky edicion do të shërbejë si pikëmbledhje për ekspertë, praktikues, politikëbërës, dhe hisedarë relevantë nga mbarë vendi dhe përtej.

Përmes synimit të kultivimit të një qasjeje multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse të adresimit të sfidave dhe çështjeve komplekse që prekin fëmijët dhe të rinjtë, dhe ofrimit të zgjidhjeve inovative që promovojnë shëndetin, mirëqenien, edukimin, dhe të drejtat e fëmijëve, ky edicion do të mundohet ta përkrahë aktivisht procesin e zhvillimit dhe implementimit të praktikave të bazuara në evidencë dhe programeve që promovojnë zhvillimin pozitiv të fëmijëve dhe të rinjve.

Thirrja për Abstrakte

QHPSM shpall zyrtarisht të hapur thirrjen për abstrakte mbi një rang të madh temash të cilat janë në lidhje me qëllimet dhe synimet e kësaj konference. Ne mirëpresim të gjitha studimet, rastet studimore dhe praktikat të cilat adresojnë shëndetin, mirëqenien, edukimin dhe të drejtat e fëmijëve.

Të gjitha abstraktet do të vlerësohen në bazë të lidhshmërisë me qëllimet e konferencës, orgjinalitetit dhe cilësisë së studimit.

Udhëzimet për dorëzimin e abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve

  1. Gjatësia: Abstrakti juaj nuk duhet të jetë më i gjatë se 350 fjalë.
  2. Përmbajtja: Abstrakti juaj duhet t’i përfshijë këto informata: objektivat, metodologjinë, rezultatet, dhe përfundimet.
  3. Gjuha: Abstraktet duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe atë angleze.
  4. Forma e dorëzimit: Plotësoni formën duke klikuar këtu.

Data me rëndësi

  • Hapja e thirrjes për abstrakte: 6 shkurt
  • Mbyllja e thirrjes për pranim të abstrakteve: 30 prill
  • Ditët e Konferencës: 1 dhe 2 qershor