Program i Intervenimeve në Komunitet

Mentorimi i Bazuar në Evidencë

Mentorimi i Bazuar në Evidencë është nënprogram i cili përbrenda tenton të mbulojë zbrazëtirat e profesionistëve shëndetësor, kryesisht në shkolla, por pa injoruar edhe institucionet e tjera. Në kuadër të këtij nënprogrami, janë krijuar ekipe multidiciplinare të cilat në përbërje kanë: psikologë, terapistë të sjelljes, logopedë, dhe ergoterapeutë. Qëllimi i ekipeve është ofrimi i shërbimeve terapeutike duke u bazuar në evidencë dhe duke krijuar programe të zhvillimit. EBM deri më tani është implementuar kryesisht në shkolla dhe qendra mësimore me fëmijët të moshave 5-12 vjeç. Më poshtë gjeni listën e donatorëve për programin EBM.

Ardhmëria e Bazuar në Evidencë

Ardhmëria e Bazuar në Evidencë (ABE) është nënprogram në kuadër të të cilit realizohen hulumtime shkencore kontekstuale dhe kryesisht deskriptive. Në këtë drejtim, ne propozojmë rekomandime të bazuara në evidencë e që për qëllim kanë krijimin e politikave dhe intervenimeve të reja të nevojshme. Në kuadër të këtij nënprogrami, realizohet edhe projekti “Vullnet për Shkencë”, me anë të të cilët zhvillohen hulumtime të ndryshme me vullnetarë të rinj të vendit.