Programi i Edukimit për Shëndet Mendor

Revista “Psika”

Psika është revista e parë psikologjike në Kosovë. Përderisa përpiqemi të mbledhim psikologë, akademikë dhe profesionistë të shëndetit mendor të cilët do të krijojnë dhe kontribuojnë në materialet tona, gjithashtu do të ofrojmë hapësira të sigurta dhe konstruktive brenda revistës, ku njerëzit mund të reflektojnë mbi përvojat e tyre dhe të ndajnë mesazhet e tyre me pjesën tjetër të audiencës.

Debat n’Shilte

Debat n’Shilte është projekt i cili implementohet tash e pesë vite me radhë, me rreth 80 debate të realizuara deri më sot i cili ka synim të shërbejë si formë kreative dhe atraktive e debatit, që përcillet me një strukturë unike të promovimit të debatit shkencor në ambiente miqësore, të ngrohta dhe pa autoritete.

 

Konferenca Ndërkombëtare për Fëmijë

Konferenca Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve ka për qëllim ta ofrojë një platformë të re për prezantim të njohjeve më të reja shkencore të arritura përmes hulumtimeve të mirëfillta dhe për shkëmbim të përvojave në mes të akademikëve, hulumtuesve, profesionistëve shëndetësorë, mësuesve dhe studentëve nga e gjithë bota.

Shkolla në Mendje

Me 10 tetor, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, QHPSM organizon Simpoziumin e Parë të Shëndetit Mendor në Shkolla. Ky simpozium do ta trajtojë temën e mirëqenies psikologjike të nxënësve në shkollat e Kosovës duke zhvilluar panele të ndryshme të diskutimit me përfaqësues të profileve dhe institucioneve relevante në vend.
Biblioterapia

Biblioterapia është intervenim i bazuar në qasje terapeutike e cila si metodë kryesore ka librin. Projekti synon krijimin e ambientit të sigurtë për ballafaqimin e nxënësve me pasojat e COVID-19, problemet e shumta psiko-sociale të nxënësve në shkolla komunale dhe destigmatizimin e vizitave tek psikologu shkollor.
Këndi i Psikologjisë

Me qëllimin primar të edukimit dhe informimit, përmbajtjet të cilat do të shtjellohen në Këndin e Psikologjisë synojnë të kontribuojnë në përpjekjet e përgjithshme për përmirësimin e komunikimit dhe aplikimit të njohurive të shkencës së psikologjisë në të mirën e komunitetit.