Konferenca e Shëndetit, Mirëqenies, Edukimit dhe të Drejtave të Fëmijëve
QHPSM ka nderin t’ju prezantojë edicionin e shtatë me radhë të Konferencës për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve
Me synimin parësor për të ofruar një platformë për shkëmbimin e njohurive, ideve, praktikave dhe diskutimeve kuptimplota mbi gjetjet dhe trendet më të fundit në fushën e shëndetit, mirëqenies, edukimit dhe të drejtave të fëmijëve, ky edicion do të shërbejë si një pikëmbledhje për ekspertë, praktikues, politikëbërës nga i gjithë vendi dhe më gjerë.
Nëpërmjet qëllimit të kultivimit të një qasjeje multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse për adresimin e sfidave dhe çështjeve komplekse që prekin fëmijët dhe të rinjtë, dhe duke ofruar zgjidhje inovative që promovojnë shëndetin, mirëqenien, edukimit dhe të drejtat e fëmijëve, ky edicion do të mbështesë në mënyrë aktive zhvillimin dhe zbatimin e praktikave dhe programeve të bazuara në evidencë. Konferenca do të përpiqet në mënyrë specifike të integrojë shëndetin mendor si një rezultat thelbësor të këtij procesi, duke synuar të kontribuojë në zhvillimin pozitiv të fëmijëve dhe të rinjve.
Thirrja për Abstrakte
QHPSM ka hapur thirrjen për abstrakte mbi një rang të madh temash të cilat janë në lidhje me qëllimet dhe synimet e Konferencës së Shëndetit, Mirëqenies, Edukimit dhe të Drejtave të Fëmijëve. Ne mirëpresim të gjitha studimet, rastet studimore, dhe praktikat të cilat adresojnë shëndetin, mirëqenien, edukimin dhe të drejtat e fëmijëve.
Të gjitha abstraktet do të vlerësohen në bazë të lidhshmërisë me qëllimet e konferencës, orgjinalitetit, dhe cilësisë së studimit.
Udhëzimet për formatin e abstrakteve:
1. Gjatësia: Abstrakti juaj nuk duhet të jetë më i gjatë se 350 fjalë.
2. Përmbajtja: Abstrakti juaj duhet t’i përfshijë këto informata: objektivat, metodologjinë, rezultatet, dhe përfundimet.
3. Gjuha: Abstraktet duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe atë angleze.
Data me rëndësi
· Hapja e thirrjes për abstrakte: 6 mars 2024
· Mbyllja e thirrjes për pranim të abstrakteve: 30 prill 2024
· Ditët e Konferencës: 31 maj dhe 1 qershor 2024
Për ta dorëzuar abstraktin tuaj, ju ftojmë ta plotësoni formën duke klikuar këtu.