Konferenca e Shëndetit, Mirëqenies, Edukimit dhe të Drejtave të Fëmijëve
Thirrja për pjesëmarrje pasive në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve
Me synimin parësor për të ofruar një platformë për shkëmbimin e njohurive, ideve, praktikave dhe diskutimeve kuptimplota mbi gjetjet dhe trendet më të fundit në fushën e shëndetit, mirëqenies, edukimit dhe të drejtave të fëmijëve, ky edicion do të shërbejë si një pikëmbledhje për ekspertë, praktikues, politikëbërës nga i gjithë vendi dhe më gjerë.
Nëpërmjet qëllimit të kultivimit të një qasjeje multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse për adresimin e sfidave dhe çështjeve komplekse që prekin fëmijët dhe të rinjtë, dhe duke ofruar zgjidhje inovative që promovojnë shëndetin, mirëqenien, edukimit dhe të drejtat e fëmijëve, ky edicion do të mbështesë në mënyrë aktive zhvillimin dhe zbatimin e praktikave dhe programeve të bazuara në evidencë. Konferenca do të përpiqet në mënyrë specifike të integrojë shëndetin mendor si një rezultat thelbësor të këtij procesi, duke synuar të kontribuojë në zhvillimin pozitiv të fëmijëve dhe të rinjve.
Për të qenë pjesë e konferencës, ju duhet ta rezervoni njërën nga biletat në këtë link: https://forms.gle/TcUPCbSfpMkTpUhe6
________
1. Biletë e akredituar me 15 pikë nga OIK – Çmimi: 20 euro
Kjo biletë vlen për pjesëmarrje me certifikatë të akredituar nga OIK.
2. Biletë e paakredituar – Pa pagesë
Kjo biletë nuk përfshin certifikatë të akredituar. E vlefshme për të gjithë, deri në plotësimin e numrit të vendeve.
Ju mund ta bëni pagesën në zyret e QHPSM-së në: Rr. Teodor Muzaka, Mati 1, Prishtinë apo përmes bankës në:
Emri i përfituesit: Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore
Banka: Procredit Bank
Xhirollogaria: 1110305456000195
Për pjesëmarrës për certifikim të akredituar, ju duhet ta bëni pagesën e biletës brenda 10 ditëve nga dita e rezervimit të biletës në mënyrë që bileta të jetë valide.
Konferenca është e akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës.
Për të lexuar abstraktet e punimeve të folësve të Konferencës së 8-të, ju lutemi klikoni këtu: Libri i Abstrakteve